×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri- Kurtit: Ke marrë vota në Deçan me premtime për kauza të cilat e ke ditë që s’ke qare pa i bo

    Insajderi
    14 March 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për vendimin e djeshëm të Kurtit, për të urdhëruar kalimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

    Tahiri kishte marrë fjalën në seancën e Kuvendit për të folur rreth tenderëve një burimor, ka vazhduar duke thënë se s’mund të largohet nga foltorja pa thënë disa fjalë për kryeministrin Albin Kurti, ndonëse ai s’ishte pjesëmarrës në seancë.

    Deputeti Tahiri ka thënë se Kurti s’ka lanë të zezë pa thënë dhe është ngritur duke i etiketuar njerëzit si të shtantazhuar, tradhtarë, të kapur e hajna, dhe se ka marrë vota në Deçan duke thënë premtime për kauza për të cilat thotë se Kurti e ka ditur që s’ka rrugëdalje pa i bërë.

     “S’muj me dalë prej kësaj foltore pa i thanë këtij zotnisë që nuk është këtu, që s’ke lanë të zezë, je ngrit mbi kultin tu i thanë njerëzve jeni të shtantazhuar, të kapur , hajna, dhe ke shku i ke marrë 4500 vota në Deçan, tu premtu për kauza për të cilat e ke ditë që s’ke qare pa i bo. Kërkesa ime në emër të AAK-së është që të reflektojë ky kryeministër, se proceset që po vijnë s’janë të lehta. As në Veri me të cilat po mburret, as me anëtarësimin në NATO, mos të le në moment të fundit, por të veprojë në këtë aspekt”, ka thënë Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark