×
Zgjedhjet 2021

Tahiri i PDK-së: Vit i rëndë dhe degradues për sundimin e ligjit

Insajderi
07 February 2021 - 20:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Drejtësisë njëhrësh edhe kandidati për deputet për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se viti i kaluar ishte më i rëndi për sistemin e drejtësisë.

Tahiri fajin ia ka drejtuar dy qeverive të mëparshme, Qeverisë Hoti dhe Kurti.

“Vit i rëndë dhe degradues për sundimin e ligjit. Kemi pas dy qeveri të cilat shkurtuan buxhetin për Këshillin prokurorial e gjyqësor, pra kemi pas një degradim të madh të sistemit drejtësisë”, ka thënë ai në një debat.

Tutje, ai tha se nuk ka pasë angazhim që të punohet në sistemin e drejtësisë.

“Nuk ka pas angazhim të mirëfilltë as të Qeverisë Hoti dhe as Qeverisë Kurti”, u shpreh ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark