Insajderi
Lajme

Tahiri ia mat orët Kurtit: Të na informojë se çfarë po ndodh, ka mbetur edhe një ditë

Insajderi
04 March 2026 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri ia mat orët Kurtit: Të na informojë se çfarë po ndodh, ka mbetur edhe një ditë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se ende nuk kanë marrë asnjë informacion nëse do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentes.

Ai tha se partia e parë parlamentare duhet t’i informojë qytetarët se çfarë po ndodh, kur ka mbetur edhe një ditë nga afati kohor për zgjedhjen e presidentes.

“Jemi të obliguar që qytetarëve t’ua themi të vërtetën se çfarë po ndodh sot. Ora është 15:20 dhe ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë asnjë informacion nëse do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentes, ndërkohë që ka mbetur edhe një ditë afat. Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon partisë së parë parlamentare.”, ka thënë Tahiri./Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark