×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri kërkon nga Scholz dhe Macron që t’i kërkojnë Vuçiqit ta njoh Kosovën

    Insajderi
    19 February 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-negociatorja Edita Tahiri ka kërkuar që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duhet t’i kërkojnë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njoh Kosovën.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri shkroi se duhet ndiqen shembujt se si Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën.

    “Mendoj që Macron dhe Scholtz duhet t’i thonë Vuciqit ta pranoj Kosovën me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën. Këto janë shembuj botërore që kanë sjellë paqe”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Mynihut, ka zhvilluar disa takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian e senatorë amerikanë.

    Gjatë të shtunës kryeministri Kurti është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin për dialog, Miroslav Lajçak.

    Në takimin me zyrtarët e lartë të BE-së është diskutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

    Gjithashtu është diskutuar edhe për takimin e radhës së nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që u caktua të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark