Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, gjatë ditës së sotme ka vizituar tregun e qytetit.
Tahiri ka theksuar që Komuna e Vushtrrisë do të ndajë 1000€ subvencion për secilin tregëtar brenda në treg për përballimin më të lehtë të pasojave e Covid 19.
“Ky financim do të bëhet pasi kemi tejkaluar të hyrat vetanake të Komunës dhe kemi buxhet që të ndihmojmë këta tregtar që pushteti i vjetër i kaluar i trajtoi si mos më keq” shkruan Tahiri.
Gjithashtu Tahiri thotë se tregut i kanë ofruar afër ndërtesa publike si QKMF, që të rritet qarkullimi i njerëzve në atë zonë e bashkë me këtë edhe qarkullimi i tregëtarëve.
“Puna jonë është strategjike por në interes të gjithë qytetarëve pa dallim.
Vushtrria për të gjithë është detyrë e mision i imi” shkruan ndër të tjerash Tahiri.