×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

    Insajderi
    26 May 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës.

    Po ashtu, Tahiri tregoi se do të bënë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Latvisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës. Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

    Tutje ai tha se Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës.

    “E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark