×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për çështje të vogla

    Insajderi
    28 April 2024 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.

    Ajo ka kërkuar nga Kurti që të shpjegoj arsyen se si është e mundur që Kosova e sulmuar nga Serbia është e ndëshkuar me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe e qortuar nga Amerika.

    “E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, cfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe ti shpjegoj popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për asnjë prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitimi. Dhe u deshtë Kurti të koordinohej mirë me partnerët Amerikanë, kush janë amerikanet na bënë shtet, është dashur që të jetë i koordinuar. Ky doli nga pozitat anti-amerikane që nuk e din pse i ka këto pozita anti-amerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo për EO.

    Më tutje ajo Tahiri ka thënë se Amerika e ka bërë të qartë që ajo nuk është e “prishur” me popullin kosovar, por janë të “prishur” me qeverinë e Kosovës.

    “Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërri aleancën strategjike me Amerikën. Po ju them një fjalë amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin më të vegjlit se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark