Insajderi
Lajme

Tahiri: Më e keqe se kjo bllokadë, është nëse arrin Kurti me e bë edhe një herë Qeverinë

Insajderi
31 May 2025 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Më e keqe se kjo bllokadë, është nëse arrin Kurti me e bë edhe një herë Qeverinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për neglizhencë ndaj halleve të qytetarëve.

Tahiri ka thënë se më e keqe se bllokada aktuale, do të ishte nëse kreu i LVV-së arrin që ta krijojë qeverinë e re dhe që Kurti të bëhet kryeministër përsëri.

“Fakti që jemi këtu, fakti që e kundërshtojmë një qeveri Kurti, besoj se jemi në krye të detyrës. Më e keqe se kjo bllokadë, është nëse arrin Kurti me e bë edhe një herë Qeverinë”, ka thënë Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark