Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar familjen e Likë Lekaj.
Në këtë familje, Tahiri ka marr një dhuratë të çmuar, nga Anton Likaj, një bluzë me mbishkrimin “Liria Ka Emër”.
“I nderuar të qëndroj për vizitë në familjen e nderuar të Bacës Likë. Faleminderit Anton për dhuratën e çmuar, në veçanti duke ditur mirë kontribitin tuaj personal, si në luftë ashtu edhe në paqe, e mbi të gjitha, duke pasur gjithmonë në kujtesë sakrificën dhe vuajtjen tuaj për mbi një dekadë në burgjet e okupatorit!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
Sipas Tahirit, Antoni, mbetet model për gjeneratat e ardhshme.
“Antoni, i palodhur dha kontributin e tij që ne sot të jemi të lirë dhe në çdo periudhë ishte në shërbim të atdheut. Mbetet model për gjeneratat e ardhshme, icili edhe sot, me vendosmërinë e tij, është i gatshëm të kontribuoi në forcimin e shtetit tonë”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.org