Insajderi
Lajme

Tahiri: Mund të vonohet themelimi i Asociacionit të komunave serbe

Insajderi
03 March 2016 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se sjellja destruktive e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën mund ta vonojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tahiri, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka bërë me dije se me moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Serbia është duke zvarritur fillimin e punës së grupit trepalësh për zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë.

Ky veprim, sipas ministres Tahiri do të ndikojë në fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark