Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mbyllur ditën në Halabak të Podujevës, në takimet me qytetarët e kësaj ane.
Tahiri ka thënë se tashmë platforma politike me Presidentin, Ramush Haradinaj, po merr mbështetje në secilin vend në Kosovë.
“E mbylla ditën në fshatin Halabak të Podujevës, në një takim të ngrohtë me banorët e kësaj ane që dhan shumë brez pas brezi. Platforma politike me Presidentin, Ramush Haradinaj, po merr mbështetje në çdo cep të Kosovës”.
“Naser e Ilir, faleminderit nga zemra për pritjen vëllazërore”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. /Insajderi.org