×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri në Mitrovicë: Këtë shtet historikisht qe 21 vite e mbron, e forcon, Ramush Haradinaj

    Insajderi
    04 February 2021 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Mitrovicës, Besnik Tahiri, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar votën për Ramush Haradinajn, për ta vendosur në krye të shtetit, si president i vendit.

    Tahiri ka thënë para mitrovicasve se Haradinaj historikisht e ka mbrojtur dhe e ka forcuar shtetin e Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Sot, në Mitrovicë theksova se jam i nderuar që jam këtu në qytetin që, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Aleanca, nuk ka ndalur dhe nuk ka kursyer asnjë energji për ta mbështetur, si kur kemi qenë në opozitë, si kur kemi udhëhequr Qeverinë, por edhe të nesërmen me Ramush Haradinaj president”.

    “Në vëmendjen e juaj dua ta sjell vetëm një çështje, në këto zgjedhje nuk jemi duke garuar për pushtet, por po garojmë për shtet. Këtë shtet historikisht qe 21 vite e mbron, e forcon, e shtynë përpara njeriu që e kemi në ballë, Ramush Haradinaj, dhe subjekti politik që e mban numrin 135”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri u ka kërkuar qyetarëve të Mitrovicës, që të lidhen me numrin 135 dhe ta mbështesin kandidatin e tyre që e mbron shtetin.

    “Në qytetin e minatorëve, në qytetin që ka qenë, jo vetëm bosht i zhvillimit industrial me “Trepçën” me Stan Tërgun, por në qytetin që ka qenë vatra e kulturës, vatra e njerëzve të ditur të cilët i kanë dhënë shumë këtij vendi”.

    “Në këto zgjedhje kërkoj nga ju që të lidheni me numrin 135, që të mbështesni kandidatin tonë që e mbron shtetin dhe që është dëshmuar se nuk vrapon pas pushteti, të lidheni me ne, në mënyrë që t’ia japim vendit një lider, një president unifikues”, ka theksuar ai. Insajderi.org

    May be an image of 1 person, sitting, standing dhe E brendshme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark