Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili është edhe kandidat për deputet, ka thënë se gjithandej Kosovës, qytetarët po i japin mbështetje programit të tyre me Ramush Haradinajn president.
Tahiri ka thënë se në Mitrovicë mori përkrahje të fuqishme programi i AAK-së me Ramushin president.
“Sonte në Mitrovicë, në takim me shumë të rinjë, të qytetit që dha shumë për vendin. Ishte ndjenjë e veçantë që programi i Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, mori përkrahjen e rinisë së këtij qyteti, të cilët me energjinë dhe vendosmërinë janë të përkushtuar për ndryshime pozitive”, ka shkruar Tahiri, shkruan Insajderi.
Tahiri ka shtuar se rinia, me idetë inovative është promotor i të gjitha proceseve për zhvillimin e Kosovës. Insajderi.org