Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar qytetarët Vushtrrisë, ku ka prezantuar programin e Aleancës.
Përmes një postimi ne Facebook, Tahiri ka shkruar se me programin qeverisës të Aleancës ofron një perspektivë, ku do të hapet një faqe e re për rininë, që me shkathtësitë e tyre t’iu mundësohet realizimi i ideve dhe projekteve zhvillimore.
“Qytetarët vushtrrias shprehën vullnetin për unitet dhe mobilizim për përkrahje të programit të Aleancës. Aleanca me presidentin Haradinaj ka gjetur modelin e adresimit të sfidave me veprime dhe punë konkrete në funksion të zhvillimit. Programi qeverisës i Aleancës ofron një perspektivë, ku do të hapet një faqe e re për rininë, që me shkathtësitë e tyre t’iu mundësohet realizimi i ideve dhe projekteve zhvillimore. Qasja ndryshe për rininë është investimi më i madh që duhet ta bëjmë si shtet, andaj Aleanca këtë e synon”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.org