×
  • Lajme
  • Aktuale

    Tahiri: Pa i ekzekutuar pagat PDK nuk do të marrë pjesë në votim

    Insajderi
    07 October 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në seancën e sotme të Kuvendit, partitë opozitare kanë kërkuar ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pa i ekzekutuar pagat PDK nuk do të marrë pjesë në votim.

    “Përmes videomesazheve po ju tregoni qytetarëve se si opozita po e lufton këtë vend. Ne ju kemi përkrahë në çdo iniciativë të dobishme për vendin .Prandaj, e keni problem sepse video t e tilla bëhen me mbulu çdo dështim tuajin. PDK nuk do të votojë që sot këto projektligje të hyjnë në rend të ditës. Kërkojmë që Ministri i Financave të ekzekutojë pagat për rreth 26 mijë mësimdhënës dhe pastaj mund të vazhdojë normaliteti. Besoj që do të reflektoni, pastaj edhe ne do t’i kthehemi këtu normalitetit”, tha Tahiri.

    Kuvendi i Kosovës është mblidhur sot në seancë të re plenare në të cilën do të diskutohet interpelancë për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për mos ekzekutimin e pagave ndaj grevistëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark