Insajderi
Lajme

Tahiri: PDK është e gatshme për zgjedhje dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë serioze për stabilitet dhe zhvillim

Insajderi
07 March 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: PDK është e gatshme për zgjedhje dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë serioze për stabilitet dhe zhvillim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK se është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja, nëse vendi shkon drejt një procesi të tillë.

Sipas tij, kjo po ndodh jo për shkak të mungesës së alternativave, por për shkak të refuzimit të marrëveshjeve politike.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve jo sepse munguan alternativat, por sepse shumica parlamentare refuzoi çdo marrëveshje. PDK ofroi zgjidhje konkrete: kandidat konsensual, marrëveshje politike dhe stabilitet institucional. Por kur refuzohet çdo kompromis dhe insistohet vetëm në kandidatë partiakë, bëhet e qartë se problemi nuk është Presidenti, por dëshira për kontroll absolut të institucioneve. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja politike. Kosova ka nevojë për përgjegjësi. PDK është e gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato, dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë serioze për stabilitet dhe zhvillim”, shkroi Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark