×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri për deklaratën e Kurtit “Mos më rrëzoni edhe një herë…”: Na bëri kërkesë indirekte për rrëzim, po do të dezertojë

    Insajderi
    11 June 2021 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, vlerëson se Kryeministri Albin Kurti nuk e ka për qëllim që ta vazhdojë qeverisjen.

    “Nuk është lider, është frikacak, me qasjen që ka do që të dezertojë edhe këtë herë. Na bëri kërkesë indirekte për rrëzim, sepse me gjasë nuk do të që vazhdojë”, është shprehur Tahiri, për një citat që Kurti e bëri në foltore ku tha: “Mos më rrëzoni edhe një herë se mandej…”.

    “Për të pasë një fillim të ri të dialogut ai nis në Kuvend të Kosovës, në momentin të sjellë marrëveshje këtu, kryeministri do t’ua dëshmojë të gjithëve se është për fillim të dialogut. Një anë po e sulmon dialogun dhe në anën tjetër po thotë: “Nuk po kam qare pa shkuar””.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark