×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për dy vjetët e qeverisë Kurti: Dy vjet varfëri dhe dobësim të Kosovës

    Insajderi
    06 April 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën për punën dyvjeçare të qeverisë. Në fjalën e tij ai ka thënë se kur tashmë ekzekutivi I drejtuar nga Albin Kurti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes, nuk mund të mburret për dy gjëra.

    “Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo për punë dhe rezultate”, është shprehur Tahiri.

    “Për dy vjet shohim logjikë arbitrare të punës, antikushtetuese dhe varfëruese. Është qeveri arbitrare sepse ka bërë punësime antikushtetuese. Është antkishtetuese që prej shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Shërbyesve Civil. Ligjin për Këshillin Prokurorial…Këto tregojnë logjikën antikushtetuese”.

    Tahiri ka përmendur se qeveria ende nuk e ka kaluar Pagën Minimale, duke theksuar se nuk ka vepruar për ta lehtësuar ekonominë.

    “Kurrë më keq s’kemi qenë në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i DASH tregon se kjo qeveri ka hyrë edhe në afera korruptive”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark