×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri për Kusari – Lilën: Si mund të gënjej për mua përballë punëtorit të Radojçiqit

    Insajderi
    12 July 2023 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abelard Tahiri i PDK-së, ka reaguar pas audio-incizimeve ku dëgjohet Mimoza Kusari – Lila e VV-së, duke i thënë Slavko Simiqit, të Listës Serbe, se ai mban orë të 30 mijë eurove.

    Tahiri ka thënë se Kusari e di shumë mirë se ai nuk ka orë të 30 mijë eurove. Ai e quajti jonjerëzore këtë pretendim të saj, derisa e quajti të pashpjegueshme se si ajo ka folur keq për të me një pjesëtar të Listës Serbe.

    “Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark