×
Zgjedhjet 2021

Tahiri përuron shërbimet laboratorike të analizave në fshatin Lumadh

Insajderi
04 October 2021 - 13:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garon për mandatin e dytë për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka përuruar sot Laboratorin e analizave në AMF Lumadh.

Ai tha se për herë të parë në 20 vite do të ketë shërbimet laboratorike të analizave edhe në fshat.

“Për herë të parë në 20 vite, shërbimet laboratorike të analizave edhe në fshat, më afër qytetarëve, në një lokalitet me mbi 10,000 banorë. Sot e kemi përuruar Laboratorin e analizave në AMF Lumadh, objekt i ri e paisje modern”, tha Tahiri.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Qeveria Zvicerrane përmes AQH-së.

“I jam mirënjohës stafit shëndetësor për krejt sakrificën e tyre gjatë pandemisë Covid 19, sot jam i lumtur që shërbimet shëndetësore po i zgjerojmë”, është shprehur kandidati për kryetar të Vushtrrisë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark