×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria po vajton, çmimet në hava, të rinjtë po ikin

    Insajderi
    11 March 2024 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova po zbrazet, pasi siç tha ai, të rinjtë po kërkojnë mundësi ta lëshojnë vendin përmes vizave të punës.

    Sipas tij, qeveria po merret me tema që nuk i japin kuptim jetës.

    “Kjo qeveri hyri në vitin e katërt të qeverisë së vetë dhe ende po vajton, ende nuk ka përgjigje për asnjë temë që rregullon jetën. Kosova është duke u zbrazur, të rinjtë po kërkojnë mundësi të marrin një vizë pune për ta lëshuar Kosovën”.

    “Çmimet e jetesës, artikujt kryesor duke nisur kah buka e deri te nafta, janë shkuar në hava, përderisa pagat kanë mbetur të njëjta. Problem kombëtar është me lidh muajin me muaj, me mbijetu me pagën që e ka një çift apo një familje, me mujt me I pagu faturat edhe veç me jetu. Problem është jeta, po merren me tema që nuk i japin kuptim jetës”, u shpreh Tahiri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark