×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri pyet se si ka mundësi me e ble rrymën dy herë ma lirë e me të ardhë çmimi ma i lartë në histori?

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka shtruar një pyetje qeverisë se si ka mundësi që faturat e rrymës të vijnë me çmime aq të larta kur një megavat vitin e kaluar në tregjet ndërkombëtare mund të blihej dy herë më lirë.

    Si Kuvend kemi thirrë një seancë të jashtëzakonshme me një temë e një kërkesë që opozita e adreson te ky Kuvend, e që ndërlidhet me një përgjigje që ne duhet ta japim si Kuvend i Kosovës a mendojmë që çmimi i energjisë elektrike është i lirë apo i shtrenjtë”, tha Tahiri në foltoren e Kuvendit.

    Më tej, ai ka thënë që si Kuvend duhet të rekomandojnë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë uljen e çmimit të rrymës.

    Si Kuvend i Kosovës a duhet që t’i rekomandojmë një Institucioni Kushtetues ZRrE-së, qeverisë, për uljen e çmimit të energjisë duke e ditur që ky çmim është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në historinë e vet e po ashtu duke e ditur që në tregjet ndërkombëtare çmimi i blerjes së një megavati është më i lirë dy herë më shumë se në vitin që shkoi”.

    “Pyetja ime për ju deputetë është: Qysh ka mundësi? A ka najkush që e shpjegon në këtë qeveri se sa është i rëndësishëm ky debat, shihet edhe prezenca e qeverisë me një ministër. Po a ka dikush që e shpjegon se qysh ka mundësi me e ble një megavat këtë vit dy herë ma lirë se para dy vjetësh e çmimi me qenë ma i shtrenjtë?“, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark