×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë

    Insajderi
    21 June 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e nesërme të Kuvendit në të cilën do të jetë interpelanca e ministrit Hekuran Murati, do t’i parashtrojë dy çështje të rëndësishme.

    Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë.

    “Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën”, ka thënë Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark