×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?

    Insajderi
    28 February 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, është deklaruar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend.

    Ajo ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Asociacion për serbet PO me dy duartë, po shqiptaret e Lugines se Preshevës ku mbetën? Kjo është fytyra dyftyrëshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

    Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.

    “Ajo që dihet eëhtë se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosovës, pas një përfundimi në Bruksel pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse të dyja palëve” ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark