Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar një grup të rinjsh, me të cilët ka diskutuar rreth rolit të të rinjve në sfera të ndryshme.
Tahiri, i cili është kandidat për deptuet në listën e AAK-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka theksuar se rinisë së Kosovës duhet t’i jepet hapësirë e duhur për të kontribuuar për vendin.
“Sot, pata kënaqësinë që të takoj një grup të rinjsh tejet entuziast, me të cilët diskutuam për rolin e të rinjve në sfera të ndryshme. Është tejet e rëndësishme që të ruhet fokusi në agjendën e brendshme duke krijuar hapësirë për energjinë e re, dhe duke bërë promovimin e këtij brezi në konkurueshmërinë me të rinjtë Evropian. Rinisë së Kosovës duhet t’i jepet hapësira e duhur për të kontribuar në zhvillimin e vendit”, ka theksuar Tahiri. /Insajderi.org