Insajderi
Lajme

Tahiri tregon se me deputeten Kica-Xhelili, kishin punuar edhe më parë

Insajderi
20 September 2022 - 23:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri tregon se me deputeten Kica-Xhelili, kishin punuar edhe më parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka folur rreth aderimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga lista “Guxo”, në këtë subjekt politik.

Tahiri në Prime Time ka treguar se me deputetën Kica-Xhelili janë njohur dhe kanë punuar edhe në të kaluarën duke e ushtruar profesionin e avoktatit.

Ai tha se Kica-Xhelili nuk u pajtua me partinë në pushtet për shkak të arrogancës së tyre.

“ Doarsa është një deputete e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë më e dalluara. E kam njohur më parë, ka qenë më e dalluara dhe më profesionistet. E kam njohur nga profesioni, që të dy kemi ushtruar punën e avokatit. Aderimi i Doarses tregon për integritet personal. Po të ishte lëvizja nga opozita në drejtim të pushtetit, do të mund të kritikohej. Ajo nuk u pajtua me politikat e një shumice kaq të madhe dhe arrogante, dhe vendosi t’i bashkohet zërit të opozitës”, tha Tahiri në Prime Time.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark