Insajderi
Lajme

Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo ka mund ta sjellë në këtë situatë në FSK

Insajderi
14 October 2024 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo ka mund ta sjellë në këtë situatë në FSK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë.

Ai tha se vetëm një qeveri e paaftë ka mundur ta sjellë situatën këtu.

“Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente”, theksoi ai.

Duhet përkujtuar që në Kuvendin e Kosovës sot do të diskutohet për problematikën e shfaqur në FSK në lidhje me furnizimin me ushqim për pjesëtarët e saj.

Reagimi i plotë:

Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark