Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot të rinjët e Podujevën, ku ka prezantuar programin e Aleancës.
Tahiri ka thënë se programi i partisë së tij garanton ndryshim i cili bazohet në punë konkrete.
“Të rinjtë janë shtyllë e fuqishme e çdo shoqërie, ku shteti mund të llogarisë në potencialin e tyre për zhvillim ekonomik dhe ndryshime sociale.Shumë kënaqësi në Podujevë të bashkëbisedoj me Rinorin dhe shokët e mrekullueshëm dhe të këmbej ide për avancimin dhe fuqizimin e të rinjve në aspektin profesional. Gjatë bashkëbisedimit, prezantova programin e Aleancës që garanton ndryshim dhe i cili bazohet në punë konkrete. Aleanca me presidentin Haradinaj ka çfarë t’i ofrojë qytetarëve. Këtë e ka dëshmuar më parë me vendime historike për Kosovën”, ka shkruar Tahiri.