Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri sot është zotuar që punësimi i më shumë grave e të rinjve do të jetë detyrimi i tij në mandatin e ri si Kryetar i Komunës.
Tahiri ka shkruar se programi i tij Vushtrria për të gjithë parasheh që punësimi i grave dhe të rinjve të krijojë zhvillim në Vushtrri.
Postimi i plotë i Tahirit:
GRATË, TË RINJTË, PUNËSIMI = ZHVILLIM
Vushtrria për të gjithë
Zotohem që punësimi i më shumë grave e të rinjve do të jetë detyrimi im në mandatin e ri si Kryetar i juaji.