×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Takimi i G7: Ekonomia ka treguar elasticitet ndaj goditjeve të shumta

    Insajderi
    13 May 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Takimi i G7 në Japoni konfirmoi se ekonomia globale “ka treguar elasticitet ndaj goditjeve të shumta, duke përfshirë pandeminë, luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe inflacionin”.

    Takimi i ministrave të financave te 7 superfuqive ekonomike të botës, që u mbajt në Nigata doli në përfundimin se “duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të jemi të shkathët e fleksibël në politikat makroekonomike në një situate të pasigurisë së shtuar për perspektivat ekonomike globale”.

    Të shtatë përfaqësitë rikonfirmuan angazhimin e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

    Ndërkohë, rreziqet e ekonomisë reale kanë filluar të ndihen dhe bankat janë më të kujdesshme në nivel europian.

    Në nivel global, vihet re ngadalësimi i kredisë për bizneset dhe familjet si pasojë e rritjes së normave të interesit, e cila ka vepruar sipas kërkesës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark