×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takimi i Ohrit, reagon shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës

    Insajderi
    18 March 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Glauk Konjufca, ka reaguar për takimin që po zhvillohet ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër.

    “Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

    Ndryshe, pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.

    Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.

    Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark