Insajderi
Lajme

Takimi Vuçiq-Putin, politikani serb thotë se kjo lidhje do t’i inkurajojë grupet terroriste

Insajderi
17 October 2023 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takimi Vuçiq-Putin, politikani serb thotë se kjo lidhje do t’i inkurajojë grupet terroriste
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka thënë se takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, inkurajon grupet terroriste.

Bogdanoviq e ka deklaruar këtë në platformën ‘X’, duke thënë se ky takim mund t’i nxitë veprimet terroriste të Hamasit, “Botës Serbe” organizatës “Feto” e ISIS-it, shkruan Gazeta Insajderi.

“Takimi në Bejing ndërmjet Vuçiqit dhe Putinit do t’i inkurajojë më tej organiztatat terroriste si Hamasi, “Bota Serbe”, “Feto”, “ISIS” dhe “Hezbollah” që t’i vazhdojnë veprimet terroriste në mbarë botën”, ka shkruar ai.

“Vjeshta e përgjakshme po vjen”, përfundon postimi i Bogdanoviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark