×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takohen Tomë Gashi e Martin Berishaj, dy yjet e Qeverisë Kurti

    Insajderi
    27 January 2023 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy njerëzit me të cilët identifikohet Qeveria Kurti janë takuar sot. Fotografinë e takimit e ka postuar Tomë Gashi. Ka treguar se është duke bërë plane për investime me Martin Berishajn.

    Dyshja janë ndër përsonat më te famshëm me të cilët identifikohet Qeveria Kurti.

    Tomë Gashi shihet në opinion si njeriu kryesor i Qeverisë Kurti për temat e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë Vettingun e themelimin e Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Ndërkaq Martin Berishaj është i vetmi që e rivalizon kryeministrin Albin Kurti për kah fama e ndikimi.

    Kjo për shkak se, pavarësisht se kryediplomati kosovar në Zagreb dyshohet se ishte përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni, ai as nuk u shkarkua nga pozita që udhëheqë, e as shteti nuk ka nisur një hetim për të.

    Së paku kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Shtetit dhe as nga Prokuroria Speciale pavarësisht interesimit të Gazetës Insajderi.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, në prill të vitit të kaluar, sipas mediave në Lubjanë dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

    Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit.

    Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.

    Kjo e fundit përgjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të diplomatit kosovar.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë komplet transaksionet bankare të firmës së dyshimtë të Martin Berishajt, dhe ka zbuluar se saktësisht 1 milion e 470 mijë e 707 euro janë transferuar në llogarinë e MB Consulting nga kompania energjetike GEN.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark