Taksa është dizajnuar specifikisht për kompanitë e dy kategorive: tregjet si Amazon, Uber dhe AirBnb dhe reklamuesit si Facebook, Google dhe Criteo.
Dhoma e ulët e Parlamentit Francez votoi në favor të taksës së re dixhitale për gjigandët e teknologjisë pa pasur nevojë për asnjë modifikim.
Gjigandët e teknologjisë që gjenerojnë të ardhura në Francë do të taksohen për to. Ministri Francez i Financave ka qenë një prej zërave më të fortë për implementimin e një takse dixhitale jo vetëm në Francë por mbarë vendet e unionit.
Megjithatë ndryshimi i politikave të taksimit në Evropë është detyrë e vështirë sepse duhet bindur çdo vend anëtar të cilët duhet të votojnë unanimisht në favor të këtij propozimi.
Pas disa mosmarrëveshjeve të para mes vendeve të Unionit, Franca nuk prit më dhe përgatit një ligj të ri. Kompanitë me të ardhura globale 750 milionë euro dhe 25 milionë euro në Francë do të taksohen me 3% të të ardhurave në Francë.
Taksa është dizajnuar specifikisht për kompanitë e dy kategorive: tregjet si Amazon, Uber dhe AirBnb dhe reklamuesit si Facebook, Google dhe Criteo.
Është një model i çuditshëm taksimi sepse bazohet tek të ardhurat dhe jo fitimi. Të ardhura Franceze do të konsiderohen çdo shërbim i përdorur me një e-mail ose IP Franceze.
Franca pret që të gjenerojë 400 milionë euro në të ardhura me këtë taksë të re në 2019-ën. Gjithashtu Le Maire shpreson që Evropa të ndryshojë qëndrim.