Edhe reperi, Mozzik ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit, Shpend Ahemti për taksën e gjelbër, e cila pritet të jetë 10 euro. Taksë kjo që do të vlejë për gjithë ata që futen në qendër të Prishtinës.
Mozzik përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me propozimin e Ahmetit për këtë taskë. Madje ai ka përmendur edhe blerjen e tokave, për të cilat ditë më parë u tha se pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitë vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit(AKP).
Reperi duke ironizuar ka përmendur se mund të bëhet një pako. Takse dhe blerje e tokës.
“Paskan me bo 10 euro me pagu hyrjen kush vjen nga qytetet tjera ne Prishtine , interesant mesiguri e bojn edhe naj pako :
Shembull : ” 12 euro ” 10 euro hyrja edhe 2 euro 5 ari toke