×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Taksirat për me gjujtë lotsjellës në studio”, Syla i reagon Konjufcës pas deklaratave për Asociacionin

    Insajderi
    08 March 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas deklaratës se kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, se Asociacioni do të zbatohet, por pas marrëveshjes Kosovë-Serbi sipas planit franko-gjerman.

    Syla tha se kryeminsitri Albin Kurti dhe Konjufca duhet t’u kërkojnë falje familjeve Dehari, Balaj e Xheladini që kanë humbur të afërmit e tyre në kauzat e VV-së.

    “Sonte Glauk Konjufca e pranoi se asociacioni, apo zajednica do te implementohet nga Qeveria Kurti, por kushti i vetëm i tyre është që kjo të bëhet pas Planit apo Marrëveshjes Franko – Gjermane. Diplomacia e vendeve të Quintit ka kërkuar që asociacioni të nis implementimin para marrëveshjes.  Albin Kurti, le ti përgjigjet tash familjeve Balaj, Xheladini dhe Dehari, se fëmijët e tyre u sakrifikuan duke i besuar Kurtit e Konjufcës, se këta do ta ndalin zajednicën, bosnizimin e Kosovës etj…”, shkroi ai.

    Ai po ashtu tha se do të përmbushë premtimin e tij që të gjuajë gaz lotsjellës në studio nëse do të zbatohet Asociacioni nga VV-ja. Këtë bast ai e kishte bërë në studion e Pressingut më 7 mars.

    “Edhe dënimet për lotsjellës e bazuka ndaj Parlamentit e Presidencës le të ndëshkohen, s’paska pas nevojë për amnesti të dhunimit e terrorit. Apo jo? Taksirat për mu me gjujt lotsjellës në studio tash”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark