Stiven Shpendi është lojtari që po shpërthen në Itali.
Talenti 19-vjeçar ka fituar besimin në klub dhe po kthehet në lojtar të rëndësishëm te Cesena.
Kjo skuadër mban vendin e dytë në kampionat të Serisë C dhe është një hap larg ngjitjes në Serinë B.
Por 6 golat e shënuara në 4 ndeshjet e fundit kanë bërë që shumë skuadra të njohura në Itali të interesohen për Shpendin.
Kompania që e menaxhon këtë lojtarë dhe vëllain e tij që është po pjesë e Cezenas, Cristian Shpendi, është “Lian Group”.
Atje ndodhen lojtarë të njohur si Sane, Kulibali, Kieza, por edhe futbollistë shqiptarë si Nedim Bajrami dhe Armando Sadiku.
E parë në këtë këndvështrim, për Stiven Shpendin nuk do të jetë shumë e vështirë për të gjetur një ekip të duhur dhe në nivel nëse vazhdon me këto statistika.
Ky lojtar ka qenë pjesë për 4 vite në moshat e San Marinos përpara se të kalonte te Cezena.
“Duhet të falënderoj edhe San Marinon që më ka dhënë mundësinë për të shprehur veten dhe që më dha kalimin e hapit të madh.
Dua të falënderoj për gjithçka ka bërë për mua dhe vëllain tim”, tha Shpendi. Një talent i tillë është spikatur më herët edhe nga FSHF që e ka bërë pjesë të sajin këtë element teksa Stiven Shpendi ka luajtur me Shqipërinë U-19 dhe U-21.