Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani ka qenë e ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV.
“Qeqa” ishte e pranishme në këtë emision së bashku me tre futbollistë të rinjë të futbollit kosovar.
Në mes të tjerash, ajo foli edhe për skuadrën e Llapit, ku thurri “elozhe” për futbollistët e Tahir Batatinës, derisa lavdëroi mesfushorin Arbnor Ramadani.
“Futbollistët e Llapit janë super të mirë, dhe e meritojnë të luajnë në Evropë. Është Arbnor Ramadani që golat i ka fantastik”, ka deklaruar “Qeqa”, transmeton frontonline.
Ndërkaq, në pyetjen “provokative” të një talenti të futbollit për “zënkat” e saj me drejtuesit e klubit llapjan, Krelani tha duke qeshur:
“Më pëlqen edhe Llapi, janë futbollista të mirë dhe ata tashmë do të luajnë në Evropë”.
Ndryshe, “Qeqa” njihet për deklaratat e saj kritike ndaj drejtuesve të Llapit, të cilat kanë bërë bujë kohëve të fundit në Kosovë.