Një gol që rrallë shihet në futboll është shënuar në Gjermani.
Protagonist i këtij goli është një talent nga Kosova. Bëhet fjalë për Larson Feratin, talentin që po luan tek akademia e Bayer Leverkusenit në Gjermani.
Ish-futbollisti i Phoenix në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë ka arritur të paraboloj portierin me një goditje fantastike nga gjysma e fushës.
Mjaftoi bilbili i gjyqtarit që Ferati të lansoj goditje nga gjysma e fushës për këtë gol të rrallë.