Ermal Sallahi është futbollisti Kosovar i radhes drejt ngritjes në futbollin evropian. Ai po mahnit me paraqitjet e tij në futbollin e gjeneratave të reja.
Duke qenë larg nivelit të bashkëmoshatarëve, trajneri i tij ka preferuar se më e mirë për të do të ishte të stërvitej me futbollist më të mëdhenj.
“Kosova dëshiron të më ftojë. Kjo është një ëndërr e cila do të bëhet realitet në momentin e ftesës. Shpresoj që do të ndodhë në një të ardhme të afërt” ka deklaruar talenti Ermal Sallahi Sallahi, 17-vjeçar i lindur në Gras të Austrisë ka filluar të bëjë emër në futbollin austriak.
Ai tashmë karrierën po e zhvillon në klubin austriak FC Rielasingen-Arlen. Sallahi luan në pozitat sulmuese të mesfushës dhe njihet për deportimet nga krahu i majtë i sulmit.
Talenti Sallahi pritet që shumë shpejtë të arrijë në ndonje skuader elitare evropiane. Këtë sezon ai ka shënuar disa gola për skuadren austriake.
Ai do të jetë i gatshëm kurdo që ta thërret vendlindja e prindërve të tij, Kosova.