Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mal Mehmeti do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kroat, shkruan Insporti.com.
Mehmeti është transferuar te skuadra e njohur kroate, Sibenik dhe tashmë është prezantuar si futbollist i skuadrës kroate.
Mehmeti karrierën e tij e filloi te klubet si Trepça, 2 Korriku e KEK-u, për t’u transferuar më pas në Kroaci.
Makui, 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Sibenik deri në fund të sezonit, mirëpo me të drejtë vazhdimi edhe për dy vite tjera.
Sibenik bënë pjesë në ligën e parë të Kroacisë dhe momentalisht gjendet në pozitën e shtatë. /Insporti.com/