KF Barileva u rikthye si klub pas 22 vitesh mungesë, por tash e 3 muaj kanë mbetur pa stadium.
Vërshimet e mëdha që ndodhën këtë vitë në Kosovë, ia shkatrruan fushën, ku mbi 100 fëmijë të klubit KF Barileva po zhvillonin talentin e tyre duke e patur më afër se kurrë vendtakimin me shokët e duke zhvilluar ndeshjet në fshatin e tyre.
Tani e 3 muaj skuadra ka mbetur pa fushë, ku nuk po mund të zhvillojmë ushtrimet dhe as ndeshjet kampionale!
Klubi ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës përkrahje financiare, por ende pa marrur përgjigjje konkrete.