×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Tashmë ka kohë për kënaqësitë e vogla”- Merkel fotografohet duke blerë bukë në furrën e lagjes

    Insajderi
    28 February 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është parë ditën e sotme në zemër të Berlinit, duke dalë nga një furrë. Mediat gjermane raportojnë se furra ku është parë Merkel njihet për specialitete të ëmbla.

    Një tjetër detaj që bie në sy është fakti që ish-kancelarja vijon t’i qëndrojë besnike stilit të saj me xhaketa dhe pantallona.

    Kujtojmë se Merkel është fotografuar herë pas here edhe kur ishte në detyrë ndërsa bënte pazaret e vetme.

    Ndërsa, më 21 mars pritet që të transmetohet filmi “Miss Merkel”. Në qendër të historisë së filmit fiction është “Merkel” e cila shpërngulet në një qytet të vogël në Uckermark për të dalë në pension, ku jeton me burrin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark