×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tashmë mund të krijoni aktivitete në aplikacionin Google Maps

    Insajderi
    25 March 2019 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google Maps është përditësuar me opsionin për ti lejuar përdoruesit të krijojnë aktivitete publike. Funksioni i zbuluar nga Android Police funksionon përmes seksionin ekzistues të kontributeve ku më përpara vlerësonit bizneset dhe ofronit informacion lokal.

    Përdoruesit mund të përcaktojnë emrin e aktivitetit, vendndodhjen, datën dhe orën si dhe të shtojnë etiketa të ndryshme e imazhe për të përshkruar aktivitetin.

    Google ende nuk ka folur zyrtarisht për funksionin përveç krijimit të një faqeje suporti.

    Megjithatë është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për ta shndërruar aplikacionin dhe platformën e hartave Google Maps në një shërbim i cili nuk tregon vetëm se nga duhet të shkoni por edhe se në çfarë vendesh do të dëshironit të shkonit.

    Funksioni në vetveten duket si një goditje paralajmëruese për rrjetin social Facebook që mbetet platforma më popullore në botë për organizimin e aktiviteteve.

    Megjithatë rrjeti social ende nuk duhet të shqetësohet sepse sipas Android Police implementimi është në fazat e para dhe i mungojnë shumë aspekte.

    Shpresojmë që funksionaliteti të bëhet gjerësisht i disponueshëm për mbarë përdoruesit e aplikacionit Google Maps

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark