Përdoruesit mund të përcaktojnë emrin e aktivitetit, vendndodhjen, datën dhe orën si dhe të shtojnë etiketa të ndryshme e imazhe për të përshkruar aktivitetin.
Google Maps është përditësuar me opsionin për ti lejuar përdoruesit të krijojnë aktivitete publike. Funksioni i zbuluar nga Android Police funksionon përmes seksionin ekzistues të kontributeve ku më përpara vlerësonit bizneset dhe ofronit informacion lokal.
Përdoruesit mund të përcaktojnë emrin e aktivitetit, vendndodhjen, datën dhe orën si dhe të shtojnë etiketa të ndryshme e imazhe për të përshkruar aktivitetin.
Google ende nuk ka folur zyrtarisht për funksionin përveç krijimit të një faqeje suporti.
Funksioni në vetveten duket si një goditje paralajmëruese për rrjetin social Facebook që mbetet platforma më popullore në botë për organizimin e aktiviteteve.
Shpresojmë që funksionaliteti të bëhet gjerësisht i disponueshëm për mbarë përdoruesit e aplikacionit Google Maps.