Tatuazhet mund të shkaktojnë kancer, ndërsa një nga ngjyrat që përdoren është më e dëmshme sesa të tjerat, sipas një hulumtimi të disa shkencëtarëve që pritet të publikohet së shpejti.
Hulumtuesit e Agjencisë Evropiane për Kemikale kanë thënë se disa raporte tregojnë për shqetësim të bazuar se ngjyrat mund të sjellin këtë sëmundje dhe mutacion.
Ngjyrat që përdoren për tatuazhe aktualisht nuk rregullohen nga Bashkimi Evropian ndërsa shkencëtarët kanë ngritur alarm për disa prej ngjyrave që importohen nga Kina.
Dhe, nëse zbulohet se një nga ngjyrat e përdorura mund të shkaktojë kancerin, atëherë ato do të ndalohen, shkruan The Independent.
Një zëdhënës i kësaj agjencie ka thënë se do të kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët për të bërë hulumtime më të thella lidhur me të gjeturat./Insajderi.com