Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka takuar Endrit Thaçin, të birin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Balla këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka shpresuar në lirimin e ish-presidentit gjatë muajit të ardhshëm, kur edhe pritet një verdikt nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.
“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi”, ka deklaruar Balla.
Afati për shpalljen e aktgjykimit është zgjatur deri më 20 korrik të këtij viti, për shkak të kompleksitetit të rastit. Gjykata ka sqaruar se 20 korriku nuk është domosdoshmërisht dita e shpalljes së vendimit, por afati i fundit aktual brenda të cilit mund të jepet aktgjykimi. /Insajderi.org/