×
  • Showbiz
  • Show

    Tayna me një dhuratë për fansat, lanson albumin e saj të parë

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperja Tayna i ka ngjitur shpejt shkallët e suksesit dhe është kthyer në një prej artisteve më të duartrokitura.

    Emri i saj është gjithmonë kryefjalë, ndërsa këngët gjithmonë hit.

    Ajo është një prej më të dëgjuarave në diskoteka dhe një prej më të komentuarave në rrjete sociale.

    Shpesh, vajzat shprehen se këngët e Taynës i motivojnë dhe i japin forcë, ndërsa reperja punon pa u lodhur për projekte të reja akoma më bombastike.

    Tayna

    Së fundmi, si një “dhuratë” bujare për fansat e saj, ajo ka sjellë albumin e parë të karrierës së saj, të titulluar “Bipolar”.

    Tayna-albumi

    Megjithëse shumicën e këngëve i kemi dëgjuar e dashuruar, dy projekte janë të reja: “Nëse” dhe “Milly”.

    Tayna

    E sigurt që këto këngë do të jenë gjithashtu hit! Na pret një verë e gjatë për të dëgjuar hitet e Taynës!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark