Dukja për artistët e estradës natyrisht se ka shumë rendësi.
Dhe, secili nga ta tenton të ketë një pamje perfektë e cila mund të rregullohet përmes grimit, gjithashtu edhe programeve të ndryshme.
Megjithatë, duke e krahasuar dukjen e tyre në jetën reale dhe në rrjete sociale po dallohet lehtë një ndryshim i madh.
E këtë mund ta vërtetojë imazhi i fundit i publikuar nga faqja në Instagram, “Vipat e bllokut” në të cilin shihet këngëtarja, Tayna me makijazh dhe pa efekte.
Aty mund të dallohet një ndryshim i madh i këngëtares nga ajo që shfaqet në Instagram.