Insajderi
Lajme

Të dënuarit nga Enver Hoxha mes lotëve vizitojnë burgun e Spaçit

Insajderi
21 May 2016 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me 21 maj të 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë  antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej tyre.

Sot, 43 vjet më pas ish të burgosurit janë rikthyer, por si vizitorë të vendit famëkeq ku kaluan moshën më të bukur të jetës. Një pllakatë përkujtimore, do të memorizojë përgjithmonë vuajtjet e tyre.

“Nuk do ta kisha besuar që ishte kaq tmerr kjo rrugë që mua, nëna ime 70 vjeçe më vinte nga Vlora me trastën në krah këtu, dhe bënte nga Repsi për të ardhur këtu 2 ore e gjysmë. Është e habitshme të shikoj të mplakur shokët e mi, 20 vjeç dhe sot jam 62 vjeç. Është skandal, as pension, as asistencë asnjëgjë”

“Kërkojmë të na njohin që jemi njerëz tamam, nuk jemi njerëz ordinerë, kërkojmë një të drejtë”

“I bënin autopsinë dhe në momentin që i bënin autopsinë, i merrnin organet e brendshme dhe i fusnin në qese dhe unë detyrohesha i mbushja me tallash. Këto kanë qenë më fatalet për krimet që kanë bërë këtu”

Drejtori i Institutit të të përndjekurve politik Bilal Kola kërkon që  21 maji të shndërrohet  në ditë peligranazhi, shkruan Oranews.

Bilal Kola, Drejtori i Isitutit te Perndjekurve Politik: Të firmoset një peticion që 21 maji të shndërrohet një datë e kujtesës kolektive dhe kjo të miratohet me ligj, ku më 21 maj të bëhet pelegrinazh dhe në respekt të martirëve të lirisë.

Burgu i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë për vuajtjet cnjerëzore  ndaj qindra të dënuarve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark